Ja si ndikojnë pijet energjike në enët e gjakut

nga Xh M

Keni pasur raste kur është dashur të rrini zgjuar e si zgjedhje keni përdorë pijet energjike. Sipas John Higgins nga McGovern Medical School në UTHealth në Hjuston dhe nga ekipin e tij, kombinimi i përbërësve të pijeve energjetike kafeina, taurina, sheqeri dhe të tjerat kanë një efekt në funksionimin e enëve të gjakut. Kjo mund të mos ketë ndikim afatshkurtër në dhënien e energjive, por mund të ketë një efekt afatgjatë në shëndetin dhe funksionin e zemrës, sipas një raporti në Science Daily.

Në këtë studim, i cili u publikua kohët e fundit nga Shoqata Amerikane e Zemrës, Higgins dhe ekipi i tij kanë studiuar 44 studentë jo duhanpirës, të shëndetshëm në të 20-at e tyre duke testuar funksionin e tyre endotelial para se secili prej studentëve pinte një pije energjetike. Pastaj u testuan përsëri 90 minuta më vonë.

Sipas Higgins, testet treguan se zgjerimi i enëve të gjakut kishte rënë ndjeshëm pas konsumimit të pijeve – nga 5.1 për qind në 2.8 për qind. Meqë pijet e energjisë po bëhen gjithnjë e më shumë popullore, është e rëndësishme të studiojmë efektet e këtyre pijeve tek ata që i pinë shpesh dhe të se sa herë duhet ti konsumojnë ato.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More