Maqedoni

Ja vendimet e fundit nga seanca e 11-të e Qeverisë

Zhurnal Ads

Shkup, 13 tetor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 11-të vendosi t’i jep dritë të gjelbër propozimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse përmes ndryshimeve ligjore. Qeveria gjithashtu në seancën e sotme emëroi zëdhënësin e Qeverisë dhe drejtorin e Agjencisë për rini dhe sport.

Qeveria i shqyrtoi Propozimet e Komisionit, si mbajtja e maskës mbrojtëse në ambiente të hapura dhe të mbyllura, me përjashtime të vogla (fëmijët deri në 6 vjet, qytetarët që duke bërë sport, qytetarët në veturë derisa janë me anëtarët e familjes, dhe qytetari në vendin e punës derisa është i vetëm), pas orës 22:00 në ambiente të hapura dhe të mbyllura nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se katër personave në një vend, si dhe në shtëpitë qytetarët të mos pranojnë më shumë se 4 persona të cilët banojnë në adresa tjera.

Në lidhje me propozimet e Komisionit, Qeveria vendosi që për realizimin e tyre duhet të bëhen ndryshime ligjore në Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjes ngjitëse.

Dushko Arsovski u emërua zëdhënës i Qeverisë, ndërkohë drejtor i Agjencisë për rini dhe sport në këtë sancë u emërua Naumçe Mojsovski.

Qeveria raportoi se në këtë seancë u miratua edhe marrëveshja për blerjen e vaksinës për Kovid-19 përmes mekanizmit KOVAKS.

https://vlada.mk/node/22815

Postime të ngjashme

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do ta fillojë seancën e 21-të plenare

Z H

Zhurnal mëson: Vazhdon pakënaqësia e deputetëve të BDI-së ndaj ekzekutivit, ditëve në vazhdim dalin hapur

R ZH

Qeveria emëron drejtorët e rinjë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...