“Tringa i këndon Arbërisë! Ajo është vajzë Shqiptare e Kosovës e ikur gjatë luftës në Kanadanë e largët ( pra eshte rritur atje) Zeri i ëmbël i Tringës. Me një nga këngët më të bukura Shqiptare, kënduar nga legjendarja Vaçe Zela Tringa ka kryer fakultetin për Teatër Muzikor ne Toronto Edhe ne New York . Prej 12 vjetesh punon atje, në fushen e artit më shumë ne teater dhe solo kendim”. Ky është statusi i artistes së madhe Aurela Gaçe ku dhe vetë Tringën e ka suprizuar kjo mbështetje e saj. Por në fakt këngëtarja me origjinë nga Kosova Tringa Rexhepi mund të themi se ka sjellë deri më tani vërtetë versionin më të ëmbël, e më të bukur të këngës “Moj e bukur Arbëri” nga ikona Vaçe Zela. Duhet ta dëgjoni dhe të bindeni se pas Vaçes vjen Tringa që këtë këngë e ka interpretuar mjaft bukur.