Agjencia Zhurnal.mk

Jadon Sancho pranë Man Unitedit, cili do të jetë numri i tij në fanellë dhe sa do të fitojë ai?

Jadon Sancho pritet të bëhet transferimi i madh i Manchester Unitedit për këtë afat kalimtar veror.

20-vjeçari i cili ka shkëlqyer në tri edicionet e fundit te Borussia Dortmundi, pritet të bëhet blerja rekorde e “Djajve të Kuq”.

Paul Pogba mbetet ende blerja më e shtrenjtë e Manchester Unitedit, pasi klubi pagoi 89.3 milionë funte për të në vitin 2016.

Sipas “The Sun”, Manchester Unitedi do ta kompletojë blerjen e futbollistit anglez për 110 milionë funte.

Megjithatë, vetëm 70 milionë funte do të paguhen fillimisht, dhe 40 milionë funte në disa faza në formë bonusesh.

Bonuset do të aktivizohen bazuar në paraqitjet e Sanchos dhe arritjet e tij në “Old Trafford”, si triumfi në Premierligë apo në Ligën e Kampionëve.

“The Sun” më tej raporton se Sanchos do t’i takojë numri shtatë në fanellë, numër ky legjendar i mbajtur më herët nga Cristiano Ronaldo, Eric Cantona, David Beckham dhe Alexis Sanchez.

Sancho do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, teksa paga e tij javore do të jetë rreth 220 mijë funte.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...