Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

“Jahja Kemal” e gatshme për mësim me prezencë fizike, dezinfektohen të gjitha hapësirat (Video)

Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Shkolla e “Jahja Kemal” është plotësisht e përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike.

Nxënësit të cilët ndjekin mësimin në këtë shkollë, nga 1 tetori do të kenë mundësinë të ndjekin mësimin me prezencë fizike, ashtu siç edhe e vendosi Ministria e Arsimit dhe Qeveria, që nxënësit e klasës nga e para deri në të tretën, mësimin ta ndjekin në shkollë.

Jahja Kemal ka ndërmarë të gjitha masat dhe protokolet për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve. Do të respektohet distanca fizike dhe dezinfektimi i duarve.

Fëmijëve në hyrje të shkollës do u matet temperatura si dhe do të dezinfektojnë duart. Ata do të ulen të vetëm në çdo bankë.

Jahja Kemal gjithashtu ka bërë dhe do të bëjë përsëri dezinfektimin e hapësirave në shkollë, sikurse klasat, toaletet dhe zyrat./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

I gjithë vendi vlon nga rastet aktive me Covid 19

T E

Zaev: OKB-ja është simbol për paqen dhe sigurinë globale, vazhdojmë të bashkëpunojmë

admin

Zaev – Stanilla: Janë arritur rezultate të rëndësishme në plan ekonomik dhe politik

T E

Mexhiti: Çështja e Komisioneve kuvendore pritet të zgjidhet gjatë kësaj jave

E.E.

MPB apel qytetarëve: Mos u mblidhni në grupe për të shikuar ndeshjen Maqedoni-Kosovë

Z H

Grubi gjatë vizitës në Kosovë pranon se ka qenë përkthyes i Karla del Ponte-s

B M
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...