Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Jahjaga: Liderët e vendit nuk po shqetësohen me ikjen e qytetarëve

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në konferencën virtuale “Diaspora flet 2020”, e cila është organizuar nga Fondacioni Germin.

Me këtë rast, ajo ka folur për emigracionin e qytetarëve të Kosovës jashtë vendit.

“Përderisa në Shqipëri kishim regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, ndërsa në Kosovë kishim atë të Sllobodan Millosheviqit. Ai që guxonte të fliste hapur apo të shkonte kundër këtij regjimi, dënohej me torturë, burgim apo dhe me vdekje. Ishte dhe kriza për ekzistencë, shkallë e lartë e varfërisë. Shtresa e pasur dhe ajo e varfër që i shtynte kosovarët që të kërkonin një jetë më të mirë. Edhe pas demokratizimit të vendeve tona pakënaqësitë kanë vazhduar të njëjta, ka mungesë të zhvillimit ekonomik, kemi një numër të lartë të qytetarëve që ikin nga vendet tona”, ka thënë ajo.

Sa i përket liderëve të vendit, se a janë ata të shqetësuar për këtë problem, ajo tha se një pjesë edhe mund të jenë të shqetësuar, por fatkeqësisht nuk po e shohim këtë shqetësim, apo se kemi parë deri më tani.

“Pandemia nga COVID ka tërhequr vëmendjen jo vetëm nga qeveritë tona por nga të gjithë në botë. Duhet të parandalojmë ikjen e qytetarëve tanë me plane konkrete. Duhet të analizojnë të gjitha faktorët shtytëse. Duhet zgjidhje funksionale dhe afatgjate që hyn në funksion të shteteve tona dhe qytetarëve. Është momenti i fundit për vendime konkrete“, tha ajo.

Postime të ngjashme

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Osmani: Faza e re e dialogut të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Samitin e Evropës Juglindore: Kosova angazhohet për bashkëpunim rajonal midis partnerëve të barabartë

Dafina Vidishiqi

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë zv.kryeministrit Bislimi, Kryeziu: Takimet janë të rregullta

Dafina Vidishiqi

Rrezikuan jetën gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë nuk ua vazhdon kontratat infermierëve të financuar nga Banka Botërore

Dafina Vidishiqi

Kurz: Brukseli e humb besushmërinë nëse nuk mban premtimet ndaj Kosovës dhe Serbisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...