Maqedoni TOP LAJM

Jahoski largohet nga BDI, bëhet deputet i pavarur?!

Zhurnal Ads

Shkup, 7 shtator, zhurnal.mk – Në faqen zyrtare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, tre deputetë janë regjistruar si të pavarur.

Njëri prej tyre është Ismail Jahoski, i cili mandatin e fitoi nga lista e Bashkimit Demokratik për Integrim, në njësinë e pestë zgjedhore, ndërsa tani në ueb faqen zyrtare të Kuvendit, llogaritet si deputet i pavarur.

Po cili është motivi se pse është larguar nga grupi parlamentar i BDI-së, për momentin ende janë të paqarta. Nga integristët ende nuk ka prononcim zyrtarë lidhur me këtë “lëshim” të ueb faqes së Kuvendit, apo të vërtetes të së njejtës. Agjencia e Lajmeve Zhurnal tentoi të kontakton edhe deputetin Jahoski, por ky i fundit për arsye të paqarta nuk iu pergjigj thirrjeve tona.

Por përvec Jahovskit, si deputet i pavarur llogaritet edhe Igor Durllovski i cili në zgjedhjet e 15 korrikut, ishte bartës në njësinë e 5 zgjedhore nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, Jahoski përveç postit të tanishëm si deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka qenë kryetar i Komunës së Plasnicës, për pesë herë me rradhë i propozuar nga disa parti dhe nga disa koalicione parazgjedhore.

Postime të ngjashme

Veber: Shanset që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në, janë 50%

T E

VMRO-DPMNE sot proteston për të mbrojtur Goce Dellçevin dhe për të mbështetur anëtarësimin në BE

Z H

Bislimovski: Protestat e qytetarëve janë legjitime por VMRO-DPMNE-ja kryen presion ndaj neve

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...