Jahti i parë nga Lamborghini, brenda ka dhoma gjumi dhe kabinë shumë moderne – lëvizë me shpejtësi prej 111 km/h

Jahti më i madh dhe më luksoz nga Lamborghini ka lundruar nëpër Mesdhe. Bëhet fjalë për jahtin e prodhuar nga Tecnomar që u angazhua nga zyrtarë të Lamborghini.

 

Madje ky jaht ka ngjashmëri të madhe me veturën e kësaj marke. Sian FKP 37 apo ndryshe e njohur si Terzo Millennio, është një jaht luksoz brenda të cilit nuk mungon pothuajse asgjë.

Vështirë është të mbahen në mend të gjitha karakteristikat e këtij jahti, duke filluar nga panelet transparente solare në kulm e deri të kabina e shoferit e dhomat e gjumit me një dizajn modern sikurse e ka edhe vetura Lamborghini.

Këtë jaht e vënë në lëvizje dy motorë V12 me fuqi të kombinuar që prodhojnë 4.000 kuaj-fuqi. Kjo e bën që ajo të lëviz me shpejtësi prej 111 kilometra në orë.

Megjithatë ende nuk është zbuluar çmimi, por tashmë shumë persona që i kanë xhepat e thellë kanë shprehur interesim për jahtin e Lamborghini.

Related posts

Derisa dilni nga makina, derën duhet hapur me dorën e djathtë – kjo është arsyeja

D V

Porsche Taycan po përballet me një tërheqje në mbarë botën

D V

Me vetëm 50 kilometra të përshkuara, shitet vetura Dode Viper prodhim i viti 1992

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com