Jakimovski: Do ta parandaloj largimin e të rinjve

nga Redaksia

Shkup, 13 prill – Kandidati për president i koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski tha sot se çelësi i përkushtimit dhe betejës së tij do të jetë se si të krijojë kushte që populli e veçanërisht të rinjtë të mos emigrojnë.

Sipas tij, nga vendi ynë disa shpërngulen për arsye ekonomike, por një pjesë e madhe largohen nga fakti se nuk ka sistem funksional.

“Republika e Maqedonisë ka nevojë për një plan gjithëpërfshirës investues në të cilin një pjesë e punimeve do të jepen me koncesion, para së gjithash këtu kam parasysh hekurudhën dhe hidrocentralet dhe gjithçka tjetër, si rezultat i investimeve të mëdha në sektorin e ndërtimit do të thotë se do të ketë rritje ekonomike, produkti social bruto do të rritet, do të kemi më shumë mundësi punësimi, do të zhvillohet edhe pjesa tjetër e 24 degëve industriale, dhe kjo do të thotë mundësi më e madhe për kthimin e të rinjve tanë këtu në Republikën e Maqedonisë. Dhe si rezultat i atyre punëve të mëdha publike, sigurisht që do të nxitet zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat janë shtytësi bazë i zhvillimit të një vendi”, deklaroi Stevço Jakimovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More