Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Jakimovski: Pasi BE-ja nuk na do, atëherë të bëhemi bashkë me Britaninë

Lideri i GROM, Stevço Jakimovski, nuk pajtohet se Maqedonia nuk ka tjetër zgjidhje përpos Bashkimit Evropian, përcjellë Zhurnal.

Sipas asaj që thotë Jakimovski, Maqedonia duhet të nënshkruajë me Britaninë e Madhe një marrëveshje për tregëti të lirë. Britania siç shton Jakimovski, është një shtet 80 milionësh dhe është e pavarur nga BE-ja.

“Shumë shpesh dëgjoj, nuk paskemi tjetër zgjidhje. Çfarë të bëjmë? Ja unë i pari do ta them: Çfarë presim tani? Pse nuk shkojmë të nënshkruajmë me Britaninë e Madhe një marrëveshje për tregëti të lirë? gjithçka që duhet? A u nda Britania e Madhe nga BE-ja? Një shtet 80 milionësh. Pse nuk i nënshkruajmë ato marrëveshje me ta? Nuk është vetëm BE-ja. Ajo duhet të dijë se nëse nuk e duan Maqedoninë në Union, Maqedonia duhet të gjejë rrugën e zhvillimit”, tha ai në AlfaTV.

Sipas asaj që thotë Jakimovski, në BE do të hyjnë vetëm ish vendet e Jugosllavisë të cilat kanë qenë në përbërje të AustroHungarisë dhe aasnjë vend tjetër. Për momentin sipas tij, kjo po realizohet.

“Ish kryeministri serb Zoran Xhinxhiq pohonte se kancelari gjerman Shreder i pati thënë se në BE do të hyjnë vetëm vendet nga ish Jugosllavia që kanë qenë në përbërje të AustroHungarisë dhe asnjë vend tjetër. Kjo për momentin po realizohet dhe çfarë nuk e kemi të qartë? Si të na tregojnë në mënyrë tjetër se nuk na duan? Por, për fat të mirë, tani për tani Amerika është tërësisht në anën tonë dhe për këtë duhet të jemi faleminderues. Për momentin SHBA-të 100% qëndrojnë në anën tonë në kontestin me Bullgarinë, për dallim nga Gjermania dhe disa vende tjera evropiane. Kjo është mirë”, shtoi Jakimovski.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Carovska mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të gjeneratave të reja në Universitetin e Evropës Juglindore

R Zh

Regjistrohen 21 persona me Kovid-19, një i vdekur dhe shtatë të shëruar

R Zh

Spasovski: Ballkani në BE më lehtë do ta mbrojë Evropën nga krimi

R Zh

Kryeministri Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

R Zh

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...