Jakimovski: Shteti nuk funksionon, fajtor është LSDM, VMRO dhe BDI

nga Xh M

Kandidati për president të GROM-it, Stevço Jakimovski, sonte në “Intervistë në Shenja” ka sqaruar se pse do të garojë me sloganin “Fuqishëm për Maqedoninë” në zgjedhjet presidenciale.

Jakimovski më tej akuzoi LSDM-në, VMRO-në dhe BDI-në për shkak se 30 vitet e fundit kanë keqpërdorur funskionet publike si dhe nuk janë përmbajtur politika të gabuara.

“Shteti nuk funksionon, Fajtor janë ata LSDM, VMRO dhe BDI-ja. Nëse shteti është mirë, atëherë është mirë prej tyre. Mirëpo nëse punët nuk shkojnë mirë në shtet, ata janë fajtorë. Përgjegjësia është e tyre. Është e qartë se nuk janë përmbajtur nga keqpërdorimi i funksioneve publike, nuk janë përmbajtur nga politika të gabuara. Nuk janë munduar të gjejnë hapësira për popull normal për fëmijë normal”, u shpreh Jakimovski. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More