James Rodriguez drejt Katarit, kolumbiani ka marrëveshje milionëshe me klubin nga Katari

Al-Rayyan pritet të konfirmojë blerjen e James Rodriguez nga Everton, pasi lojtari t’i përfundon testet mjekësore.

Klubi nga Katari, ka për trajner ish -mbrojtësin e Francës dhe Manchester United, Laurent Blanc.

Klubi ka ngacmuar fansat në postimin e fundit në mediat sociale përpara ndeshjes së tyre me Al Sadd që zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

James udhëtoi në Lindjen e Mesme për bisedime të dielën pasi fillimisht ishte ngurrues për të bërë kalimin në këtë kampionat.

Everton ka dashur ta largojë yllin e saj pasi ka pagë prej 250,000 euro në javë dhe lojtari nuk figuron në planet e trajnerit Rafa Benitez.

Al Rayyan kishte propozuar një marrëveshje huazimi, ndërsa lojtari ishte në bisedime edhe me Porton dhe Basaksehirin.

Ai do të marr pagë të njëjtë në Katar sikurse që paguhej në Angli.

Related posts

Përplasja e ashpër e Ibrahimovicit me Leivan – asnjë lojtar i Lazios nuk ‘guxoi’ të ballafaqohej me suedezin

D V

Juventusi mund të ketë pesë mungesa përballë Napolit

D V

Messi dhuron spektakël, Argjentina fiton me lehtësi dhe kalon në gjysmëfinale të Copa America

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More