Agjencia Zhurnal.mk

Jamie Oliver: Kjo është akullorja më e mirë nga dredhëzat me vetëm tre përbërës

Për shumicën e njerëzve dredhëzat janë pemë të preferuara, ndërkaq aromë specifike u japin edhe tortave, krepave dhe gurabijeve

Akullorja nga dredhëzat megjithatë është diçka e veçantë, posaçërisht kur e përgatisni vetë dhe e bëni që në çdo kafshatë të ndihet shija e pasur e kësaj peme, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 500 g dredhëza të ngrira;
– 25o ml jogurt me përqindje të ulët yndyre;
– 1 lugë mjaltë.

Përgatitja:

Enën në të cilën do të qitni akulloren futeni për disa minuta në frigorifer me ngrirje të thellë.

Dredhëzat e ngrira mirë, mjaltin dhe jogurtin qiteni në blender dhe tundeni derisa të bëhet masë unike.

Akulloren e përgatitur qiteni në enë. Mund t’i rrotulloni në biskota të bluara apo ta qitni në shtesë limoni apo çokollate.

Zbukurojeni akulloren me fletë mente.

Vërejtje: Akulloren hajeni menjëherë pas përgatitjes në mënyrë që të kënaqeni vërtet me shijen e pasur!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!