Janë dhuruar 31 çanta me materiale për ndihmë të shpejtë në shkollat e mesme të Shkupit me rastin e ditës botërore të ndihmës së parë

Shkup, 16 shtator – Nën moton “Bëhu hero në shkollën tënde”, me donacion të 31 çantave me materiale sanitare për shkollat e mesme të Shkupit  si dhe me demonstrim të ofrimit të ndihmës së parë në vendin e ngjarjes, sot në parkun Gruaja luftëtare në Shkup, u shënua Dita botërore e ndihmës së parë.

Nga Kryqi I Kuq theksuan se dituria dhe shkathtësitë për ofrim të ndihmës së parë duhet të jenë pjesë e përditshmërisë së çdokujt, sepse ato shkathtësi nevojiten në secilin segment të jetës.

Porosisin se çanta e përgatitur paraprakisht me materiale për ndihmë të shpejtë çdoherë duhet të jetë pjesë e përditshmërisë së njeriut, sepse asnjëherë nuk dihet se kur do të nevojitet.

Çanta të këtilla u dhuruan në shkollat e territorit të komunave Çair, Karposh, Saraj, Gazi Babë, Qendër si dhe Kisella Vodë.

Vullnetarja Luiza Mirkovska konsideron se ndihma e parë është me rëndësi të jashtëzakonshme për çdo individ, sepse paraqet shkathtësi të shpëtimit të jetës, e cila në moment të dhëna mund të shpëtojë jetë.

Për profesorët, bashkëpunimi I këtillë, përkatësisht aksioni është me rëndësi jetësore për shkollat.

“Shkolla jonë është një nga shkollat më aktive sepse edhe profesioni ynë është mjaft fisnik, ndërsa nxënësit tanë rregullisht janë të kyçur në këto aktivitete. Kjo pajisje është me rëndësi jetësore sepse në këto çanta të cilat tani I morëm, në këtë doracak ka edhe risi të cilat zbatohen në kryerjen e ndihmës së parë. Më vjen mirë që në të gjitha shkollat jepet kjo pajisje, ndërsa shkolla jonë edhe më tej do të jetë e përfshirë në të gjitha aktivitetet e Kryqit të Kuq”, theksoi Nina Knags, profesoreshë në shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov”.

Nga Kryqi I Kuq njëherit informuan se në çdo shkollë do të ketë ekip të trajnuar për tregim të drejtë dhe me kohë të ndihmës së parë, ndërsa edukimet do të jenë të vazhdueshme në pjesën e tërë vitit.

Trajnimi do të realizohet në koordinim me organizatat komunale të Kryqit të Kuq në territorin e së cilës ndodhet shkolla. 

Related posts

Bilall Kasami shpalos 16 projektet kapitale: Tetovën do ta ndryshojmë me ka krejt

Z H

Despotovski në samitin e “Ekonomist”: Me qasje të re të mençur e zvogëlojmë vonesën e investimeve

D V

Gjobiten 132 shoferë për tejkalim shpejtësie

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More