Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Janë formuar ekipe mobile të Kryqit të Kuq për furnizimin e produkteve të nevojshme për personat në vetëizolim

Shkup, 23 mars, zhurnal.mk – Janë formuar ekipe mobile të Kryqit të Kuq detyra e të cilëve është të bëjnë furnizim të nevojshëm të prodhimeve ushqimore, ilaçe dhe pajisje higjienike për personat në vetëizolim dhe të njëjtat t’i dorëzojnë deri në shtëpitë, informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ekipet mobile, shtohet në kumtesën e Ministrisë, janë të përbërë nga personat nga ekipet për përgjigje gjatë katastrofave dhe personave të trajnuar për dhënien e ndihmës së parë mjekësore.

“Shërbimi i servisit të ekipeve mobile të Kryqit të Kuq është falas, ndërsa qytetarët duhet të ndajnë mjete financiare vetëm për artikujt të cilat duhet t’ua furnizojnë. Ekipet mobile mundësojnë mbështetje për personat të cilëve kjo u është më se e nevojshme dhe të cilët për shkak të masave dhe rekomandimeve për mbrojtje dhe parandalim nga koronavirusi nuk mund t’i lëshojnë shtëpitë e tyre”, kumtoi Ministria.

Kontaktet nëpër qytete – Manastir 047 236 019 nga ora 8 deri ora 12, Delçevë 033 412 010 nga ora 9 deri ora 13 , Veles 078 254 729, 075 272 485, 075 247 637 nga ora 8 deri ora 18, Kavadar 070 239 352, Kërçovë 045 225 324 nga ora 8:30 deri ora 12, Koçan 071 373 677 nga ora 9 deri ora 14, Krushevë 071 379 920 nga ora 8 deri ora 12, Ohër 046 261 909, 070 315 309 nga ora 8 deri ora 16, Shën Nikollë 032 443 171, 074 600 171 nga ora 8 deri ora 13, Strugë 071 398 424 nga ora 8 deri ora 12, Strumicë 071 345 901 nga ora 10 deri ora 12, Tetovë 044 336 374 nga ora 9 deri ora 15, Shtip 074 203 030 nga ora 8 deri ora 16.

“Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit – ekipi për të pastrehë 02 3096 227 nga ora 8:30 deri ora 12:30, Çair 070 208 383, 02 2621 924 nga ora 8:30 deri ora 12:30, Karposh 071 349 230, 02 3068 806 nga ora 8:30 deri ora 12:30, Kisela Vodë 071 349 225, 02 3211 417 nga ora 8:30-12:30, Gazi Babë 071 243 078, 02 2529 153 nga ora 8:30-12:30, Qendër 070 297 166, 02 3115 029 nga ora 8:30 deri 12:30, Kumanovë 075/207-126 dhe 077/719 494 nga ora 8 deri ora 16, Kriva Pallankë 078 303 060, Radovish 072 277177, Gostivar 042 216 488, Valandovë 071239849, 078325978 nga ora 10 deri ora 14, Gjevgjeli 071-714-105 dhe Demir Kapi 047-276-861; 071-505-724 nga ora 8:30 – 14:3”, qëndron në kumtesë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!