Tre vajzat e mitura që u raportuan si të zhdukura dje, janë gjetur, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Një person 75-vjeçar nga lagjja Qeramidnicë në Shkup ka raportuar dje në orën 15:15 për zhdukjen e tri mbesave të tij të mitura.
– Më 17.04.2025 në ora 15:15 në Stacionin Policor Gazi Babë, R.A. (75) nga Shkupi ka raportuar se nga shtëpia familjare në lagjen Qeramidnicë janë larguar tri mbesat e tij – K.M. (15), V.M. dhe I.M. – njoftoi MPB.