Janë paguar 203,3 milionë denarë mbështetje shtesë për 1955 ekonomi bujqësore për mollë të shitura

nga Redaksia

Shkup, 9 shkurt – Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka paguar subvencionet shtesë për mollët e dorëzuara në blerje ose kapacitet përpunues, me të cilat mbështetje financiare morën 1.955 ekonomi bujqësore në vlerë të përgjithshme prej 203,3 milionë denarë.

Subvencionet shtesë prej tre denarë për kilogram i kanë marrë ekonomitë bujqësore, përfitues të masës për mbajtjen e pemishteve ekzistuese të mollëve, të cilat prodhimin e arritur të mollëve nga 15 shtatori 2022 deri më 15 maj 2023 e kanë dorëzuar në objekte të regjistruara përpunuese ose në blerës të regjistruar – në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

“Pas kompletimit të aplikimit për masën shtesë prej 3 denarë/kg mollë të dorëzuar, Agjencia me sukses i ka kryer kontrollet administrative të aplikacioneve të pranuara dhe kontrollet në terren në kompanitë blerëse, pas së cilës sot realizohet vetë pagesa. Gjithashtu, para fundit të vitit 2023, të gjithë prodhuesit e mollëve kanë marrë avans të pagesave direkte për mirëmbajtjen e pemishteve dhe kanë marrë mbështetje financiare prej 12.000 denarë për hektar”, thotë Baçovski.

Sipas Agjencisë së Pagesave, mbështetja për prodhuesit e mollëve vazhdon edhe në vitin 2024. Programi për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë parasheh një masë që do të mbulojë të gjithë prodhuesit e mollëve të cilët në periudhën nga 15 shtatori 2023 deri më 15 janar 2024 kanë dorëzuar prodhimin e tyre në objekte të regjistruara blerëse apo përpunuese. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More