Janë paguar 80.440.060,00 denarë nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024

nga D. V.

Shkup, 24 mars – Është realizuar pagesa ndaj bujqve në shumën prej 80.440.060,00 denarësh nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, njofton Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave (MBPEU).

Janë paguar 32.596.860,00 denarë për prodhimtari bimore, edhe atë për nënmasën për pemishte janë paguar 19.679.962,00 denarë ndaj 1.198 përfituesve dhe nënmasën për vreshta 12.916.898,00 denarë ndaj 181 përfituesve.

Janë paguar edhe 47.843.200,00 denarë për prodhimtari blegtorale për nënmasën për krerë femra të shënuara 27.829.600,00 denarë ndaj 406 përfituesve dhe nënmasën për krerë të shënuar të deleve 20.013.600,00 denarë ndaj 173 përfituesve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More