Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Janë paguar rreth 412 milionë denarë subvencione për bujqit

Shkup, 29 prill – Zhurnal.mk – Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural u pagoi rreth 412 milionë denarë subvencione 9.738 subjekteve. Bëhet fjalë për pagesë të subvencioneve për mirëmbajtje të fidaneve dhe për masën pagesa të drejtpërdrejta për ekonomi të vogla bujqësore të definuara sipas pagesave historike për tre vitet paraprake.

Fondet nga pagesa e sotme janë në llogaritë e të gjithë atyre që kanë paraqitur kërkesa për mbështetje financiare nga “Programi për mbështetje financiare në bujqësi” për vitin 2020 dhe kanë fituar ligjërisht të drejtën për këtë mbështetje financiare.

Të drejtën e shfrytëzimit të mbështetjes për pemishtet e kanë prodhuesit e kumbullave, dardhave, mollëve, pjeshkave, kajsave, qershive, luleshtrydheve, mjedrave, manaferrave, boronicave, ftonjve, medullave, ullinjëve, mollave japoneze, bajameve, lajthive, rrushit pa fara, xhoni beri, aronijave. Përfituesit e masës pagesë direkte për fermat e vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave historike për tre vitet e mëparshme janë të gjitha fermat bujqësore që kanë marrë mbështetje financiare në vitet 2017, 2018, 2019 dhe ata nuk kanë qenë përfitues të nën-masave të tjera./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Janë ndarë certifikatat e pjesëmarrësve në programin “Menaxher të rinj dhe lider biznesi”

Z H

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Në mars janë lëshuar mbi 540 për qind më shumë leje për ndërtim se vitin e kaluar

Z H

Zekiri: Qëllimi i të gjitha pakove ekonomike është ruajtja e vendeve të punës

Z H

Kuvendi e miratoi Ligjin për hua nga Banka Botërore për financimin e projektit për modernizim të bujqësisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...