Janë pastruar disa deponi të egra në Qendër dhe Karposh

nga D V

Shkup, 2 tetor  – Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup ngriten dhe transportuan përafërsisht 30 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në komunat e Shkupit Qendër dhe Karposh.

Aktivitetet u zhvilluan në shëtitorën „13 Nëntori” në qendrën strikte të qytetit, ku është larguar deponia e egër e përbërë kryesisht nga ambalazhi i kartonit dhe mbetja organike.

Është intervenuar edhe në bulevardin Goce Dellçev, në parking – hapësirën para hotelit  „VIP”, ku janë ngritur përafërsisht 10 metra kub mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.

NP Higjiena Komunale – Shkup pastroi edhe një deponi të egër të vëllimshme, të vendosur në rrugën Bradfordska, në afërsi të restorantit  „Makedonska Kuqa” në komunën Karposh të Shkupit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More