Shkup, 6 qershor – Çështja e fillimit të bisedimeve me BE-në është e dy anshme dhe reciproke sa bënë vendi përpjekje aq duhet të bëjë edhe vet BE-ja që ky proces të përfundojë sa më parë në të mirë të përbashkët. Evropa përbëhet nga kompromise, ato janë një bazë e rëndësishme për Bashkimin Evropian. Në gjendjen aktuale për qasje në procesin e anëtarësimit nuk ka veto për vendin tuaj, tha ambasadorja gjermane Petra Dreksler, në ngjarjen me rastin e Ditës së Evropës të organizuar nga Lëvizja Evropiane në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer. Ndërkaq, kryefjala ishte që të gjthë anëtarët pajtohen që vendi tonë t’i mundësohet fillimi i bisedimeve me BE-në, shkruan Zhurnal.
Nuk ka veto të gjithë anëtarët pajtohet që duhet të fillojnë negociatat –
Evropa përbëhet nga kompromise, ato janë një bazë e rëndësishme për Bashkimin Evropian. Në gjendjen aktuale për qasje në procesin e anëtarësimit nuk ka veto për vendin tuaj, tha sot ambasadorja gjermane Petra Dreksler, në ngjarjen me rastin e Ditës së Evropës të organizuar nga Lëvizja Evropiane në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer.
Sipas saj, baza për anëtarësim në BE është në procesin e reformave.
“Vendet anëtare pajtohen se duhet të mundësohet fillimi i negociatave, ndërsa persepktiva gjermane është përforcimi i Evropës si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, ndërsa ne duhet të gjejmë një mënyrë për të arritur një zgjidhje brenda Evropës. Shumica e vendimeve në BE merren me shumicë të kualifikuar”, tha Dreksler.
Pala gjermane, shtoi ajo, mund të imagjinonte se duhet të rritet numri i vendimeve që merren me shumicë të kualifikuar.
“Megjithatë, thelbi i forcës sonë është të përpiqemi për të arritur kompromise. Nuk duhet të heqim dorë nga kompromiset. Edhe fillimi Edhe fundi i negociatave janë vendime që merren unanimisht. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë sferë”, përfundoi ambasadorja gjermane.
Ambasadori sllovak Henrik Markush, nga ana tjetër, tha se Sllovakia është një mbështetëse e fortë e këtij rajoni me një sërë nismash.
Ambasadori Markush tha se nuk duhet të presim që Maqedonia e Veriut t’i tejkalojë problemet e saj. Ne 20 vjet pas Selanikut, vlerësoi Markush ende po flasim për shkallën në të cilën zgjerimi është i rëndësishëm dhe nuk po flasim mjaftueshëm se si ta bëjmë atë. Ne kalojmë nëpër qëndrime joproduktive, është shumë e vështirë për t’u kapërcyer.
“Në Maqedoninë e Veriut ka presidente të re, së shpejti qeveri të re, mendoj se ata e kanë shansin dhe do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për ta tejkaluar këtë pozicion dhe për të arritur diçka. Më ka habitur gjithmonë fakti se si nuk ka njeri që do ta ngrejë flamurin dhe t’i mbledhë këta miq të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor dhe të parandalojë disa nga ngjarjen që çuan në këtë pozicion”, tha Markush duke iu referuar rrugës së vendit drejt BE-së.
Ai e citoi Kofi Anan, i cili ka thënë se është koha e duhur dhe zgjedhja është e qartë. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi, këtë mundësi që na jepet dhe të punojmë së bashku për një Evropë të bashkuar”, tha Markush.
Duhet të vazhdohet rrugëtimi evropian –
Pas çdo gare është e rëndësishme që sa më parë të dihet dhe kuptohet arsyeja e garimit jo vetëm për të kënaq apo plotësuar egot e ndokujt por për të dëshmuar ndryshimin apo vazhdimin e rrugëtimit në drejtim të përmirësimit të gjendjes së qytetarëve.
Prandaj, sa më parë duhet të vazhdohen punët aty ku kanë ngelur. Fushata e zgjedhjet përfunduan tani është koha që të dëshmohet që ky vend ka njerëz dhe kapacitet për t’i çuar proceset përpara drejt një jete më të mirë për të gjithë pa dallim
Sfidat në të cilat ka kaluar vendi janë dëshmi që asgjë nuk është e pamundur ajo që duhet është vetëm vullneti pozitiv për të bërë ndryshim drastik në vendin ku mëse i nevojshëm është i ndryshimi. Nëse dikur ka qenë e pa imagjinueshme futja e vendit si anëtarë i Aleancës më të fortë ushtarake në botë, sot është realitet, nëse dikur ka qenë e pa besueshme që vendit mund t’i ndërrohet emri dhe të vazhdohet tutje procesi integrimit evropian, sot është realitet.
Nëse sot tingëllon çuditshëm që kjo qeveri në ardhje nuk do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, nesër do të jetë realitet. Ajo që nevojitet është mos krijimi i dramave pa nevojë që po u ndryshua kushtetuta shembet vendi. Jo, nuk ndodhë asgjë e keqe dhe e dëmshme për vendin ndodhë hapja e rrugës dhe vazhdimi i rrugëtimit drejt BE-së.
Me ndryshimin e Kushtetutës a do të hyjmë në BE? Sigurisht që jo, na presin akoma punë e reforma të shumta në shumë fusha të ndryshme por ajo që ndodhë sigurt është dëshmia që ky vend ka vullnet politik për tu bërë anëtarë i familjes së madhe evropiane. Pra, nuk mjaftojnë vetëm sondazhet apo deklaratat duhet edhe vepra konkrete.
Çdo veprim i guximshëm sot është dëshmi dhe përpjekje për krijimin e një të ardhme të mirë nesër. Pra, politikanë vizionar janë ata që mendojnë e veprojnë për gjeneratat e ardhshme dhe jo sot për sot. E kjo është dëshmuar dhe do të dëshmohet padyshim edhe tutje se ka njerëz që brengosen për gjeneratat që vijnë, ka njerëz që synim kanë zhvillimin dhe progresin në gjitha fushat në tërësi. /Zhurnal.mk