Maqedoni

Janë sanksionaur 411 vozitës në Shkup, 83 prej të cilëve për tejkalim të shpejtësisë

Zhurnal Ads

Shkup, 27 tetor, zhurnal.mk – Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 411 sanksione, mes të cilave 83 janë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes.

Ministria e Punëve të Brendshme në suaza të kontrolleve të përforcuara në sferën e komunikacionit shqiptoi 43 masa për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 45 për vozitje pa patent shofer, si dhe 69 dënime për parkim të parregullt. Me automjetin e posaçëm janë mënjanuar 61 automjete, ndërsa 32 sanksione janë shqiptuar për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim, qëndron në kumtesën e MPB-së ku u bëhet thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregulalt e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion.

Postime të ngjashme

Sot filloi viti i ri shkollor, “të gjithë” nxënësit para kompjuterëve

Z H

Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Tetovë

T E

Maas: Jo gjithçka do të ndryshojë nën udhëheqjen e Bajdenit, por do të jetë më mirë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...