Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Janë sanksionuar 103 shoferë në lagjen Hasanbeg, 28 pa patentë shoferi

Shkup, 11 shkurt– Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në aksione të përforcuara kontrolluese në sferën e komunikacionit, në territorin e lagjes Hasanbeg ka shqiptuar gjithsej 103 masa, prej të cilëve 28 për vozitje pa patentë shoferi dhe tetë për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes.

“Janë shqiptuar edhe pesë sanksione për vetura të paregjistruara, pesë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe shtatë për përdorim të celularit”, informojnë nga MPB, transmeton Zhurnal.mk

Nga MPB thonë se kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që të kemi siguri më të madhe në komunikacion. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

Sot katër vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes RMV dhe Bullgarisë / Analistët: Kriza politike bullgare do të zgjasë, ne nuk duhet të notojmë në ujin e tyre të ndotur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...