Janë sanksionuar 124 shoferë në Shkup

nga D V

Shkup, 7 qershor – Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 124 masa, nga të cilat gjashtë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

MPB njofton se gjashtë masa janë shqiptuar për kalim në sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq, shtatë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit…

“Kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More