Janë sanksionuar 313 shoferë për tejkalimin e shpejtësisë

Shkup, 21 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme zbatoi aksion kontrollues në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me çka janë sanksionuar 313 shoferë.

“Prej tyre, 16 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga e lejuara, ndërsa dy automjete kanë lëvizur me madje 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Gjatë kësaj, 169 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 144 jashtë vendbanimeve”, informojnë nga MPB.

Aksione të përforcuara të kontrollit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Related posts

Në Ponoshec të Gjakovës, arrestohen katër të dyshuar për posedim të marihuanës

D V

Një person i vdekur u gjet në ndërtesën e Teatrit turk

D V

LAMM: Në ndërprerje komunikacioni në aksin Veles – Gradsko për shkak të një aksidenti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More