Janë shqiptuar 23 gjoba në shitoret ushqimore

nga D V

Shkup, 6 dhjetor – Gjithsej 192 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në objektet e shitjes me pakicë – mini markete dhe shitore ushqimore, javën e kaluar zbatuan shërbimet inspektuese të Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV). Me atë rast, për mangësitë e konstatuara janë shqiptuar gjithsej 30 vendime me masa urdhëruese për mënjanimin e tyre, dnërkaq janë shqiptuar edhe 23 gjoba.

Sipas AUV-së, janë shkatërruar rreth 30 kilogramë produkte të pasigurta (mish i ngrirë, prodhime të qumështit, përpunime të mishit) dhe mbi 66 litra jogurt.

“Është kontrolluar përmbushja e kërkesave higjienike për siguri të ushqimit, kërkesave shëdnetësore për të punësuarit, regjimi i temperaturës së ushqimit, si dhe afatet e definuara të skadimit të produkteve. Me kontrollet, u konstatua se 12 prej tyre fare nuk kanë qenë të regjistruara në Agjenci si operatorë me ushqim, në 9 objekte të punësuarit nuk kanë kryer kontrollet e detyrueshme shëndetësore, tek po aq operatorë nuk janë përmbushur kërkesat higjienike për siguri të ushqimit”, informoi AUV.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More