Janë ulur aksidentet në komunikacion me lëndime të rënda

nga Xh M

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot informoi se me intensifikimin maksimal të të gjitha resurseve në njëzet ditët e fundit në kryeqytet, aksidentet në komunikacion me lëndime të rënda trupore janë zvogëluar për rreth 30 për qind, ndërsa aksidentet me lëndime trupore për rreth 24 për qind. Numri i përgjithshëm i aksidenteve në komunikacion, siç tha Toshkovski, është ulur për rreth 13 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Kontrollet e policisë në kryeqytet janë intensifikuar pas vdekjes së 22-vjeçares Frosina Kulakova, e cila humbi jetën më 29 janar në një vendkalim për këmbësorët në bulevardin “Aradhat Partizane”.

Sipas Toshkovskit, kur të ketë video vëzhgim të vazhdueshëm, çdo qytetar që bën shkelje do të zbulohet dhe dënohet dhe të gjithë do të respektojnë rregullat e komunikacionit.

“Qëllimi nuk është të dënohemi, por të mos vdesin njerëz në rrugë”, theksoi Toshkovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More