Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Janë zhvilluar negociata sekrete”/ Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, Rama: Me ndihmën e Zotit…

Zhurnal Ads

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Muhamed Veliu, pak para nisjes për në Liban, kryeministri Edi Rama foli sa i takon pjesës së parë të operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.

“Jemi në fazën e operacionit kompleks të ndihmuar nga forcat tona në terren dhe forca të tjera. Ndërkohë operacioni është ndarë në dy faza, pasi janë zhvilluar negociata sekrete të pafundme dhe në këtë fazë të parë që është në zbatim shpresojmë që me ndihmën e Zotit të kemi katër fëmijë dhe një nënë të plagosur në kushte shëndetësore të vështira. Ndërkohë për fëmijët e tjerë të bëhet faza e dytë. Uroj dhe shpresoj që do ia dalim t’i kthejmë fëmijët. Jemi të përgatitur me akomodimin dhe psikologët. Pastaj me ndihmën e Zotit të sjellim dhe të tjerët. Për momentin nuk po flas më shumë. Nuk kemi ç’të themi më tepër. E dini sa komplekse është situata. Është një operacion që do duhej një roman me disa vëllime për ta shkruar”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se të parët do merren katër fëmijë dhe një grua. Operacioni do të vazhdojë edhe në disa faza për të tërhequr të gjitha gratë dhe fëmijët e tyre.

Prej dy vitesh, ata mbahen në kampin e Al Kolit, kamp i kontrolluar nga kurdët të cilët ishin faktori kryesor në luftën kundër ISIS-it në terren. Gratë e ish-luftëtarëve shqiptarë që iu bashkuan shtetit terrorist të ISIS-it ngelen në rrugë dhe historia e tyre u bë e njohur për shkak të historisë së Alvin Berishës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Vaksina Sputnik për Shqipërinë lajm i rremë! Stafi i ambasadës ruse i infektuar me COVID19

R ZH

PD denoncon: Rama po përdor armën e vjetër të manipulimit të listave të votuesve, por më 25 prill do të humbë

S.B.

Studiuesi e akuzoi për plagjiaturë, reagon Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi

admin

Tentoi të vidhte arkën e kishës, arrestohet minoreni në Maliq

T E

Dalin autobotet me ujë për të shpërndarë protestuesit, kryhen disa shoqërime

T E

Projekt-raporti për Shqipërinë, eurodeputetja socialiste kritika Ramës për ligjin anti-shpifje

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...