Agjencia Zhurnal.mk

Janevës nuk i mjafton paraburgimi shtëpiak, dëshiron liri të plotë por i refuzohet kërkesa

Shkup, 14 janar – Zhurnal.mk – Është refuzuar kërkesa e Katica Janevës me të cilën ka kërkuar që Gjykata Apelit ta lirojë atë nga paraburgimi shtëpiak, dhe të mbrohet në liri, përcjellë Zhurnal.mk

Këshilli Gjyqësor ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë të cilën e solli kah fundi i nëntorit, kur Janeva nga burgu i Shutkës, u lirua në shtëpinë e djalit të saj, ku po qëndron si e paraburgosur.

Ish prokurorja edhe më tej do të jetë pa pasaportë, ndërsa shtetin nuk guxon ta lëshojë me letërnjoftim. Ngelet gjithashtu edhe ndalesa me çka i ndalohet Janevës të komunikojë me personat e involvuar në rastin “Reket”.

Janeva në burgun e Shutkës qëndroi që nga 21 gushti deri në fillim të seancave gjyqësore më 3 dhjetor.

Seanca e ardhshme është caktuar për të hënën, data 20 janar./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...