Shkup, 26 qershor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot deklaroi se për nxënësit do të ketë libra në vitin e ri shkollor i cili fillon në shtator.
“Po, në shtator do të ketë libra. Për shkollën fillore do të ketë libra për të gjithë dhe për shkollat e mesme do të ketë një pjesë më të madhe të librave”, deklaroi Janevska e cila mori pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës fillore në Draçevë.
Aty ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Hristian Mickoski i cili tha se bashkë me ministren e Financave janë duke punuar në rebalancin e buxhetit dhe se Qeveria do të bëjë gjithçka për të siguruar libra për vitin e ri shkollor.