Janevska paralajmëroi revizion të punës së të gjitha universiteteve

nga Xh M

Shkup, 12 korrik – Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, paralajmëroi revizion të funksionimit të të gjitha universiteteve në vend, madje nuk e përjashton mundësinë që disa të mbyllen, nëse nuk i plotësojnë kushtet.

“Ne do të fillojmë nga aty ku raportohen parregullsi dhe gradualisht do të bëjmë te të gjithë”.

A do të bëni revizion se si janë lëshuar diplomat deri tani?

Është proces mjaft i gjatë dhe kompleks, por ajo që do të raportohet do të veprohet sipas asaj dhe ne kemi filluar të veprojmë. Kemi për të ashtuquajturin Universiteti i Merkos, kemi për një universitet shtetëror, kemi për një tjetër privat. Kur do të përfundojnë revizionet, do të shpallet publikisht ajo që nuk i plotëson kushtet”, deklaroi Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

Në faqen e universitetit ndërkombëtar në Strugë, ende shfaqet Fakulteti i Shkencave Shëndetësore, ndonëse i është hequr licenca kurs në faqen e Facebook-ut ftohen të interesuarit të aplikojnë.

“Absolutisht nuk është e mundur. Sigurisht që do të reagojmë, do të kalojmë, do të kalojë edhe Inspektorati Shtetëror Arsimor dhe komisioni nga ministria dhe nëse është kështu, do të kenë pasoja”, tha Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

Kreu i Universitetit Ndërkombëtar, Armend Kadriu, së fundi tha se vendimin për akreditim mund ta marrë vetëm ministrja e Arsimit dhe se bordi i akreditimit nuk ka pasur të drejtë ta anulojë dokumentin që e ka nxjerrë me rekomandim të komisionit profesional. Ai paralajmëroi betejë ligjore nëse nuk i lejohet të ketë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More