10 C
Skopje
30/10/2020
Maqedoni

Janevski: Të çlirohemi nga interesi individual dhe të ndërtojmë qasje të përbashkët

Zhurnal Ads

Shkup, 26 shtator – Kriza e koronës i nxori në pah mangësitë në turizmin vendor. Nëse dëshirojmë që në fundjavat deri në fund të vitit të kemi turistë në kapacitetet vendore, do të duhet shpejtë t’i përmirësojmë mospërputhjet: përmbajtje të pamjaftueshme, atraksione, bujtje, shërbim, menaxhim me mbeturina dhe respektim të protokolleve. Të çlirohemi nga interesi individual dhe të ndërtojmë qasje të përbashkët, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të dalim fitues nga kjo krizë e cila po kërcënon të kalojë në krizë ekonomike, porosit në intervistën për MIA-n drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Lupço Janevski.

Janevski vlerëson se rënia në këtë sektor është në nivelin e pritur dhe në kuadër të mesatares evropiane. Ka, tha, hapësirë për optimizëm se qëllimi i hartuar është i mundur – arritje e dy milionë bujtjeve në vitin 2020. Ndihma shtetërore për këtë sektor erdhi me kohë, ndërsa pakoja e katërt vijuese nuk duhet të jetë lineare, por duhet të mundësojë ndihmë me atë që do ta marrë parasysh qarkullimin e realizuar në tremujorin e tretë të kuartalit të kaluar.

Sipas tij, në gjysmën e parë të vitit 2020 në ekonominë vendore kanë hyrë 100,7 milionë dollarë që është ulje prej 34,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Duke u bazuar në hulumtimet e vitit 2019 dhe trendet në Maqedoni, nga numri i përgjithshëm i turistëve i cili ishte 1,2 milionë, 32 për qind ishin vendorë dhe kanë realizuar afërsisht 1,6 milionë bujtje për vitin 2019. Faza e dytë e hapjes së turizmit vendor duhet të jetë drejtë rajonit, gjegjësisht vendet fqinje (Serbia, Bullgaria, Kosova, Shqipëria, Kroacia) dhe disa destinacione shtesë si Polonia dhe Turqia prej të cilave në vitin 2019 kemi gjeneruar 49 për qind nga numri i përgjithshëm i turistëve të huaj. Kjo do të mundësojë që me promovim të vazhdueshëm dhe biznes takime të orientuara me turoperatorët dhe sektorin turistik, fillim më të mirë për vitin 2021 dhe mundësi që nën kushte të tilla të organizohen udhëtime të cilat do të drejtohen kah destinacioni ynë.

“Përmbajtje të pamjaftueshme, atraksione, bujtje, shërbim, menaxhim me mbeturina dhe respektim të protokolleve janë vetëm një pjesë e pikave të cilat duhet në kohë shumë të shpejtë t’i përmirësojmë nëse dëshirojmë që në fundjavat deri në fund të vitit të kemi turistë”, kështu u përgjigj në pyetjen se çka është më së miri të ndërmerret në këtë moment dhe se në çka duhet të përqendrohemi për të mbijetuar turizmi.

Sa i përket qëndrimit të tij në lidhje me agjencitë turistike të cilat në disa raste reagonin ndaj Qeverisë, duke kërkuar ndihmë të drejtpërdrejtë financiare, ai vlerëson se hoteleve në qytete dhe jashtë vendeve turistike menjëherë duhet t’iu kthehet taksa turistike nga viti 2019 si ndihmë e pakthyeshme dhe të ndihmohet për tejkalimin e krizës me mbështetje shtesë për të punësuarit. Në këtë mënyrë do t’iu ndihmohet atje ku nevojitet që të mos përsëriten skenat kur kishim protesta të punonjësve turistikë, por të drejtohen në gjetjen e tregjeve të reja dhe uljen e efektit negativ në industrinë turistike.

Sipas Janevskit që të sigurojmë në kuptim të plotë rimëkëmbje të turizmit, nevojitet përmirësim i legjislatives ligjore me sjelljen e disa vendimeve sistemore të cilat do t’i përfshijnë pikat e dobëta të definuara gjatë kësaj krize dhe do të rezultojnë me treg të rregulluar mirë të shkarkuar nga ekonomia gri. Nevojitet model i ri i subvencionimit i cili nuk do të bazohet në kuantitet të turistëve, por do të mundësojë qëndrueshmëri afatgjate dhe përmirësim të cilësisë së shërbimit, duke mundësuar që të bëhemi destinacion konkurrues në rajon.

“Vetëm përmes realizimit të këtyre elementeve do të arrijmë rritje të qëndrimit mesatar të turistëve dhe konsum të rritur që paraqet parakusht për të ardhura më të mëdha devizore dhe pjesëmarrje të turizmit në BPV. Të mos harrojmë se kemi para nesh punë për zhvillim të eko-turizmi, kapacitete strehimi të cilat do të praktikojnë qasje ekologjike, hap që do të sjellë zhvillimin e eko kampeve dhe turizëm alternativ i cili, do të sjellë perceptim të ri të destinacionit dhe uljen e sezonalitetit”, theksoi Janevski.

Ai gjithashtu vlerëson se edhe edukimi dhe arsimi profesional i të rinjve pa të cilët nuk ka zhvillim të sektorit të turizmit janë shumë të rëndësishme. Detyrë e përbashkët e shtetit dhe sektorit të turizmit është që ta rrisin bashkëpunimin në nivelin më të lartë, duke krijuar programe të nevojshme për këtë sektor dhe profesione të cilat do tu dalin në ballë rrjedhave të ardhshme në këtë industri.

Në fund ai shprehet se në të ardhmen i presin shumë sfida, të cilat nëse i tejkalojnë do të rezultojnë në vitet e ardhshme me numër prej 1,5 milionë turistë dhe afër pesë milionë bujtje. Me këtë do të afrohemi në 700 milionë dollarë në Buxhetin e shtetit, direkt nga sektori i turizmit.

Related posts

Qytetarët e Maqedonisë do të mund të kalojnë transit nëpër Kosovë pa PCR test

T E

Dorëhiqet për arsye personale sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev

T E

Sot 4 viktima dhe 162 raste të reja me Covid-19

XH.I

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Pranoj Më tepër...