Janevski: Turizmi vendor nuk kënaqë grupet e reja të turistëve, nuk kemi kualitet

Shkup, 9 korrik – Pandemia e tregoi realitetin e hidhur, se nuk kemi ndërtuar destinacion të qëndrueshëm, se kemi shkuar në kuantitet, ndërsa jo në kualitet, se në plan afatshkurtër nuk mund të ofrojmë forma të turizmit të cilat i kërkojnë grupet e reja të turistëve. Kjo është sfidë jo vetëm për sektorin, por edhe për të gjitha institucionet relevante. Nuk duhet t’ia hedhim topin njëri-tjetrit, as të akuzojmë në mënyrë të ndërsjellë, por të ofrojmë diçka dhe së bashku të ndërtojmë sektor turistik të shëndetshëm, thotë drejtori i Agjencisë për Mbështetje dhe Promovim të Turizmi (AMPT), Lupço Janevski.

 

Në intervistë për MIA-n, Janevski vlerëson se këtë vit e pritëm të papërgatitur. Turizmin edhe këtë herë do ta shpëtojnë mysafirët vendor, por, megjithatë, priten edhe turistë nga rajoni, ndërsa do të ketë edhe nga vendet tjera. Mund të arrijmë afër 300 milion dollarë qarkullim edhe pse është herët me siguri të tregohet sa do të plotësohen parashikimet e tilla për shkak të llojit të koronës së re dhe e drejta çdo vend të vendosë masa të saj për mbrojtje.

Siç informon drejtori, më 19 korrik mbërrijnë turistët e parë nga Holanda. Do të zbresin me çarter në Ohër.

Ai edhe njëherë porositi se turizmi rural, alternativ, aventuristik, eko dhe eko-gastro duhet të jenë prioriteti ynë. Të gjitha destinacionet të cilat kanë punuar me këto forma të turizmit vitin e kaluar nuk kanë shënuar rënie. Sektori turistik vendor, sërish, duhet ta ndryshojë matricën dhe të punojë në grupe të vogla turistike sepse i tillë është trendi në botë dhe interesi për këtë lloj turizmi viteve të fundit shënon rritje prej 20 deri në 50 për qind.

Prodhimi, thekson Janevski, është shumë i rëndësishëm. Ne nuk kemi auto-kampe, nuk kemi akomodim me eko yje, nuk kemi ofertë për foto safari, për vëzhgimin e shpendëve, florës, faunës,… Në atë duhet të punohet.

Sipas tij, ky vit duhet të tregojë fytyrë pak më ndryshe dhe optimizëm më të madh – se pandemia do të hapë kufij të rinj, horizonte dhe mundësi të reja.

Në intervistën e cila do të publikohet nesër, Janevski zbulon edhe se vetëm 200 objekte hotelierike, operatorë turistik, hotele dhe dhënës të shërbimeve akomoduese kanë aplikuar dhe marrë pullë “udhëtim i sigurt” (Safe Travel), që nuk do thotë se në masat tjera mbrojtëse KOVID nuk respektohen.

Drejtori i AMPT-së përfundon se nuk mundemi dhe nuk duhet të jemi konkurencë e vendeve të cilat kanë deti, asnjëherë nuk duhet të mendojmë ashtu, as të krahasohemi me shtetet si Kroacia, Greqia, Egjipti, Turqia, nuk duhet t’i kopjojmë në oferta, por duhet ta krijojmë tregimin tonë, origjinal.

Related posts

Tragjedia në Tetovë, mbërrijnë ekspertët gjerman

D V

Maqedonia e Veriut bllokon punëtorët sezonalë nga Shqipëria

D V

Zaev: Po të isha tradhtar, nuk do të kishte veto! Ka zgjidhje të pranueshme për të dyja palët

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com