Jansha: Ka gjasa për përparim të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë në tetor

Shkup, 6 korrik – Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, mbajti konferencë për shtyp pas fjalimit të tij para deputetëve evropianë në Strasburg sot, dhe theksoi se është i mundur përparim në procesin e zgjerimit me Shkupin dhe Tiranën në tetor nëse ka pëlqim të vendeve anëtare, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

 

Kryeministri slloven tha se nuk i kupton vendet-anëtare të BE-së të cilat kundërshtojnë, por konsideron se nevojitet debat për temën.

“Ekziston dilemë në Evropë nëse zgjerimi është me rëndësi strategjike apo jo”, tha Jansha.

Ai theksoi se sipas tij ky është është një çështje dhe se në pesëmbëdhjetë vitet e fundit BE-ja jo vetëm q[ nuk është zgjeruar, por edhe është zvogëluar.

Ndërkohë, shtoi Jansha, forca të tjera ndikojnë mbi rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“BE-ja kalon shumë kohë duke u përgjigjur taktikisht në pasojat e krijuara nga të tjerat, BE-ja është një ide e shkëlqyer dhe duam që vende të tjera të bashkohen, bëjmë gjithçka që mundemi t’u ndihmojmë këtyre vendeve të inkuadrohen”, tha Jansha, vendi i të cilit e ndërmori timonin e BE-së për gjashtë muaj.

Për Slloveninë zgjerimi duhet të jetë prioritet i lartë në Këshillin e BE-së midis vendeve-anëtare.

“BE-ja bën hapa të mëdha përpara kur fokusohet në gjërat, nëse zgjerimi bëhet tema e gjashtë në rend dite asnjëherë nuk do të arrijmë deri në temë, nëse e ngremë temën do të mund të bëjmë hapa konkretë përpara, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të shkojnë përpara në samitin e ardhshëm në tetor nëse përqendrohemi të gjithë në të, Komisioni Evropian ndihmon, por ky është në vendim politik”, tha shefi i qeverisë sllovene.

Jansha shtoi se ai nuk i kupton kundërshtarët e zgjerimit dhe shfaqi shpresë se me debatet në kuadër të Konferencës për të ardhmen e Evropës do të hapet ky diskutim.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, e cila gjithashtu mori pjesë në konferencë për shtyp, theksoi se Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane, por se duhet së pari t’i realizojë reformat e nevojshme dhe t’i përmbushë kushtet.

“Qëllimi është t’i fillojmë konferencat ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, këto janë kontrolle shumë konkrete, ndërsa ne si Komision shtruam plan investues prej 9 miliardë euro për mbështetje që Ballkani Perëndimor ta zhvillojë tregun rajonal, që është përgatitje për inkuadrim drejt tregut të përbashkët të BE-së”, deklaroi Fond der Lajeni.

Related posts

IKSHPK rekomandon shtyrjen e procesit zgjedhor (Dokument)

D V

“Deri në 1944 s’ka pasur komb maqedonas, e ndreqën sa ora jugosllavët”

R Zh

Dërgohet ekip për shuarjen e zjarrit në Galiçicë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com