Jansha për BNR: E kuptoj pozitën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, por doemos të gjendet kompromis

Sofje, 2 korrik – Kryeministri slloven, Janez Jansha për Radion kombëtare bullgare (BNR), ka deklaruar se e kupton pozitën e Bullgarisë rreth vetos së saj për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, pasi ai është vend anëtar i Unionit, por doemos të gjendet kompromis, njofton korrespondenti i MIA-s në Sofje.

 

“Kur jemi në një familje, e para vjen interesi i saj, pastaj tjerat. Patjetër të sillemi si familje, por doemos të përpiqemi dhe të gjejmë kompromis”, ka thënë Jansha për BNR.

Propozimin e presidencës portugeze për tërheqjen e vetos bullgare për fillim të negociatave me vendin, Jansha e ka vlerësuar si të mirë.

“Për Bullgarinë është mirë të pranohet kombi e cila flet gjuhën e njëjtë dhe ka kulturë të afërt. Ndoshta çështja është kontestuese, por duhet të kemi parashikim strategjik të gjërave”, ka shtuar Jansha. 

Related posts

Xhaferi për 8 shtatorin 1991: Kanë rrjedhur shumë ujëra nga ajo natë, ndonjëherë uji kthjellej, ndonjëherë turbullohej

D V

Sot 24 viktima dhe 702 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

D V

32 viktima dhe 199 raste të reja me Covid-19 në vend

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More