Agjencia Zhurnal.mk

Janushev dhe Misajlovski takojnë Pfortner: Të zbardhen të gjitha aferat koruptive të përfaqësuesve të LSDM

Shkup, 12 dhjetor – Sot, sekretari i përgjithshëm i VMRO- së, Igor Janushev së bashku me nënkryetarin Misajlovski dhe sekretarin ndërkombëtar Timco Mucunski, u takuan me Ministrin Federale për europë dhe punë të jashtme të Rajnës Veriore – Vestfalia Stefan Hollthof Pfortner.

Nga VMRO shtojnë se në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe ekonomike, si dhe integrimin euro-atlantik të vendit.

“Përfaqësuesit e VMRO-së theksuan se Republika e Maqedonisë është në një situatë shumë të vështirë për shkak të sundimit katastrofik nga qeveria aktuale e LSDM-së dhe Zoran Zaev, duke treguar për numrin e madh të skandaleve që kanë ndodhur në periudhën e kaluar, si dhe politika e keqe ekonomike e qeverise. Janushev tha se nevojiten reforma urgjente për të marrë një datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, pasi qëllimi dhe përparësia strategjike e VMRO-DPMNE është që Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane”.

“Nënkryetari Misajlovski theksoi se Republika e Maqedonisë duhet të bëhet shtet i së drejtës duke shtuar se kjo është e mundur vetëm nëse institucionet pastrojnë plotësisht çështjet kriminale dhe skandalet që përfshijnë zyrtarë të lartë të LSDM-së. Bashkëbiseduesit ranë dakord se është në interes të Republikës së Maqedonisë, si dhe qytetarëve, për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik dhe politik me Republikën Federale të Gjermanisë “.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!