Agjencia Zhurnal.mk

Janushev: Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndryshuar Marrëveshjen e Prespës dhe Kushtetutën

Shkup, 18 nëntor – Zhurnal.mk – Sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, mbrëmë në emisionin Triling në Tv24, ka folur për shumë çështje, mes të cilave edhe për Kushtetutën e vendit, Marrëveshjen e Prespës si dhe për udhëheqjen e Qeverisë nga LSDM, informon Zhurnal.

Sa i përket Kushtetutës, Janushev shprehet se nëse sigurojnë 80 deputetë, do ta ndryshojnë Kushtetutën.

“Nëse kemi shumicë të nevojshme për ndryshim të Kushtetutës, do ta bëjmë këtë. Nëse kemi 80 deputetë dhe nëse kemi shumicë të badenterit, do ta bëjmë. Siljanovska gjatë fushatës thoshte se ne nuk jemi barbarë dhe nuk do të marim çekanë t’i thyejmë pllakat të cilat i vendosën në institucionet e reja, por do ta vazhdojmë luftën”, ka potencuar janushev.

Ai më tej shton se marrëveshja e Prespës sipas tyre është kapitulante dhe do të shfrytëzojnë të gjitha rrugët që të ndryshojnë diçka.

“Qëndrimi ynë është të mos pajtohemi dhe e vlerësojmë si kapitulante Marrëveshjen e Prespës, ngelet i pandryshueshëm dhe do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet vendore dhe ndërkombëtare për t’u përpjekur diçka të ndryshojë. Nëse do të kemi sukses, do të tregojë koha”, deklaroi sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.

Janushev tha se para faktorëve ndërkombëtar si parti e thonë atë që e thonë edhe këtu para publikut, e ajo është që qeveria e LSDM-së ka bërë shumë krim në lidhje me tenderët joligjor, arrestimin e gazetarëve, por edhe për problemet e punonjësve në administratën publike të cilët e mbështesin VMRO-DPMNE-në. Ai thotë se përfaqësuesit e bashkimit ndërkombëtar pajtohen me qëndrimet e VMRO-DPMNE-së.

Sa i përket Prokurorisë Publike, ai thotë se ky institucion duhet hetuar. Sipas tij, njerëzit që punojnë atje rrinë kot dhe e marin pagën pa meritë sepse nuk bëjnë asgjë për të zbuluar krimin dhe korrupcionin./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...