Agjencia Zhurnal.mk

Janushev: Spasovski është ministri i parë në MPB i cili bëri koalicion me mafian

Shkup, 14 janar, zhurnal.mk – Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev në konferencë për shtyp deklaroi se “LSDM dhe Spasovski për tre vite, vazhdimisht rrezikuan sigurinë e qytetarëve. Qeveria në vend të popullit, mbronte krimet”.

“Në MPB tani po vendoset rend dhe sistem të përgjegjësisë. Kjo LSDM-së dhe Spasovskit i pengon, për shkak se janë të mësuar të funksionojnë në mjedis kriminal. Spasovski është ministri i parë i MPB-së i cili bëri koalicion me mafian. Në vend të zbulimit të krimit, e vetmja arritje e tij në ministri ishte prezantimi i automjetit para mediave që u ble nga qeveria e kaluar”, tha Janushev.

Ai shton se LSDM dhe Spasovski në panik nga disfata në zgjedhje, duan të bllokojnë institucionet.

“Skenarët nuk ju realizohen. Ministrat nga radhët e VMRO-DPMNE-së janë në terren në mesin e qytetarëve, ekipet e tyre janë në institucione dhe pop punohet në normalizimin e shtetit. Ministrat nga VMRO-DPMNE po hasin keqpërdorim të mëdha që i ka bërë pushteti dhe këto skandale dhe afera i shohim për çdo ditë në media”, deklaroi Janushev.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...