Agjencia Zhurnal.mk

Janushev: Zaevi ka marrë fund politikisht

Shkup, 21 tetor – Zhurnal.mk – Sekretari Gjeneral i partisë më të madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE, Igor Janushev në një konferencë për shtyp nga selia e partisë tha se qeveria e Zoran Zaevit më në fund shkoj në histori dje.

Ai akuzoi drejtpërdrejt Zoran Zaevin, Radmilla Sheqerninskën, Oliver Spasovskin dhe të tjerë eksponentë të LSDM-së se e kanë çuar vendin në gjendje të mjerueshme.

Ai ndër të tjera tha se Zaevi është njeriu që gënjeu dhe mashtroi gjithë popullin e Maqedonisë në këto tre vitet fundit dhe se vet Zaevi është një nga politikanët më pak të dëshiruara në historinë e vendit.

Janushev tha se Zoran Zaevi ka marrë fund politikisht dhe se më 12 prill partia e tij do ta çojë në histori dhe VMRO-ja më në fund do të marri fatin e vendit në duar duke rikuperuar 3 vitet e humbura nga mosqeverisja e LSDM-së.

Ai përfundoi fjalimin e tij duke thënë se të gjithë kriminelët si Zoran Zaevi do të paguajnë për të gjithë ato që i kanë bërë popullit, duke premtuar se VMRO-ja kur të vij në pushtet pas 12 prillit do t’i japi fund krimit, korrupsionit dhe njerëzve të korruptuar që kanë marrë peng vendin.

Gjatë pyetjeve të gazetarëve për sa i përket koalicioneve në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare ai tha se “VMRO-DPMNE-ja sonte do të mbledhë partitë e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” për të biseduar për bashkëpunimin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

Ai po ashtu shtoi se janë të gatshëm të pranojnë edhe parti të tjera në koalicion, përfshirë edhe parti shqiptare, në rast se ata pranojnë dhe përshtaten me parimet dhe programin e partisë.
Por, kjo parti akoma nuk ka diskutuar për zgjedhjet kadrovike në qeverinë teknike e cila do të duhet të formohet më 3 janar nëse zgjedhjet mbahen siç kanë rënë dakord liderët, më 12 prill

Z H

Lajmet e fundit