Agjencia Zhurnal.mk

Januzaj pranë klubit të madh italian

Liverpool nuk dëshiron ta huazojë Xherdan Shaqirin të Roma, kështu që ata po e kërkojnë kosovarin tjetër Adnan Januzaj, shkruan Sportitalia

Trajneri i Romës Paulo Fonseca ka konfirmuar sot në konferncë për shtyp se ata më nuk janë në garë për Matteo Politanon pasi që Interi nuk dëshiron shkëmbim të tij me Leonardo Spinazzola. Megjithatë, ata janë duke kërkuar zëvendësim për të lënduarin Nicolo Zaniolo, i cili do të jetë jashtë për tërë sezonin shkaku se ka këputur ligamentet e gjurit. Suso dhe Shaqiri ishin zgjedhjet e para, por Milan dhe Liverpool po refuzojnë që ti lejojnë ata në huazim me opsion blerjen. Tani, sipas Sportitalia, Roma ka bërë kontaktet e para me Real Sociedad për sulmuesin Adnan Januzaj të cilin mund ta marrin në huazim me opsion blerjen për 15 milionë euro. Kosovari që përfaqëson Belgjikën do të mbush 25 vjet muajin e ardhshëm, kështu që ende është i ri, pavarësisht se ai nuk i ka plotësuar pritjet që ishin për të gjatë kohës sa ishte në Manchester United dhe Borussia Dortmund. Ai ishte shitur në Real Sociedad për 8.5 milionë euro në verën e vitit 2017, ku deri me tani ka shënuar katër gola dhe katër asiste në 13 ndeshje garuese.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...