Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Japonezët përsëri në fron: Toyota është prodhuesi më i madh në botë i makinave

Toyota kaloi VW në vitin 2020 për sa i përket shitjeve të automjeteve dhe pas pesë vitesh mori përsëri kurorën si prodhuesi kryesor në botë me makinat më të shitura, pasi rënia e kërkesës për shkak të pandemisë së coronavirusit që goditi më shumë rivalin gjerman.

Toyota tha se shitjet e saj globale në grup si një e tërë ranë me 11.3 për qind në vitin 2020, në 9.528 milionë automjete, ndërsa Volkswagen Group regjistroi një rënie prej 15.2 për qind dhe dorëzoi 9.305 milionë makina, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Prodhuesit e makinave në të gjithë botën janë goditur rëndë nga kufizimet e coronavirusit të vendosura në të gjithë botën, të cilat kanë detyruar kompanitë e makinave të zvogëlojnë ose pezullojnë prodhimin në disa uzina.

Toyota, megjithatë, i mbijetoi pandemisë pjesërisht më mirë sepse Japonia, ose tregu i saj i brendshëm, si dhe rajoni aziatik ishin përgjithësisht më pak të prekur se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa kërkesa për makina rikuperohet, veçanërisht në Kinë, Toyota, Volkswagen dhe prodhues të tjerë po garojnë për të marrë sa më shumë pjesë të tregut në segmentin në rritje të automjeteve të elektrizuara (makina hibride dhe plotësisht elektrike).

Toyota tha që pjesa e automjeteve të elektrizuara (hibride) që shiti vitin e kaluar u rrit në 23 për qind  të shitjeve të saj totale, nga 20 për qind në 2019.

Postime të ngjashme

Studimi: Veturat elektrike janë shumë më miqësore me mjedisin sesa motorët me djegie

D V

Ford Mustang E-Mach në Librin e Rekordeve Guinness

D V

Ford tërhoqi 775 mijë vetura për shkak të një problemi në timon

D V

Dorëzohet kopja e fundit e Bugatti Divos – çmimi kap shifrat e pesë milionë eurove

D V

Volkswagen Atlas Cross Sport GT me mbi 300 kuaj/fuqi

D V

Çmimet e gomave po rriten, ato së shpejti mund të jenë shumë më të shtrenjta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...