Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Japoni, për shkak të pandemisë anulohet pritja e Vitit të Ri

Vendimi vuri në dukje se prania e një numri të madh njerëzish në pjesën e hapur dhe të mbyllur të pallatit mund të përbënte rrezik të madh në kontekstin e procesit të epidemisë

Pritja tradicionale e Vitit të Ri në Japoni, të cilën e organizon perandori japonez, sivjet është anuluar për shkak të rritjes së të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia për çështje perandorake (Kunaicho) vendosi të anulojë kremtimin që në fillim të çdo viti mbahet në sheshin e pallatit në Tokio, raporton agjencia e lajmeve Kyodo.

Në këtë mënyrë nuk do të mbahet as ngjarja në kuadër të së cilës perandori Naruhito dhe perandoresha Masako më 2 janar nga ballkoni i pallatit përshëndesin mijëra persona.

Vendimi theksoi se prania e një numri të madh njerëzish në pjesën e hapur dhe të mbyllur të pallatit mund të përbënte rrezik të madh në kontekstin e procesit të epidemisë.

Adresimi i parë i ditëlindjes së perandorit Naruhito, i cili mori fronin në maj të vitit 2019, po ashtu u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa Naruhito në shkurt të këtij viti mbushi 60 vjeç.

Adresimi tradicional i perandorit me rastin e Vitit të Ri për herë të fundit në Japoni është anuluar në vitin 1990, për shkak të vdekjes së perandorit Hirohito.

Postime të ngjashme

Biden zyrtarisht firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë

Dafina Vidishiqi

Italia lanson “pasaportën e vaksinës” të BE-së, planifikon për të hequr detyrimin për mbajtje të maskës

Dafina Vidishiqi

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

Dafina Vidishiqi

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Dafina Vidishiqi

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dafina Vidishiqi

Amerika do të investojë 3.2 miliardë dollarë për të zhvilluar tableta kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...