Vala e ajrit të ftohtë ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e borës edhe më tej ndikojn në transport.
Për shkak të reshjeve të dendura të borës në Japoni, All Nippon Airways (ANA), një nga aviokompanitë më të mëdha në vend, ka anuluar 52 fluturime ndërsa Japan Airlines (JAL) 91 fluturime, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vala e ajrit të ftohtë ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e borës edhe më tej ndikojnë në transport.
Të gjitha kompanitë Nippon Airways (ANA), një nga linjat më të mëdha ajrore në vend, anuluan 52 dhe Japan Airlines (JAL) 91 fluturime.
Mediat lokale raportuan se linja hekurudhore Yamagata Shinkansen, e cila operon në rajonin verilindor do të pezullojë shërbimet e saj nga mbrëmja dhe nuk do të funksionojë në ditën e parë të vitit të ri.
Agjencia meteorologjike e Japonisë (JMA) ka rritur paralajmërimet për transportin dhe ndërprerjet e energjisë eletrike në rajone ku priten reshje të mëdha dëbore me rritjen e presionit atmosferik.
Reshjet e borës pritet të vazhdojnë në rajonin perëndimor Chuugoku, ishullin Hokkaido në veri dhe Kyusu në jugperëndim.