Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Japonia dhe SHBA-ja dënojnë dhunën ndaj protestuesve në Mianmar

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Motegi në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Blinken diskutuan për situatën e fundit në Mianmar, aleancën mes dy vendeve dhe bashkëpunimin rajonal.

Japonia dhe SHBA-ja dënuan dhunën policore ndaj demonstruesve që protestojnë kundër puçit ushtarak në Mianmar.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Antony Blinken diskutuan për situatën e fundit në Mianmar, aleancën mes dy vendeve dhe bashkëpunimin rajonal.

Në bisedë dy ministrat dënuan dhunën policore ndaj demonstruesve që protestojnë kundër puçit ushtarak në Mianmar dhe bënë thirrje për ndalimin e dhunës ndaj civilëve.

Gjithashtu në bisedë u ndanë edhe shqetësimet lidhur me aktivitetet e Pekinit përreth ishujve të diskutueshme Senkaku në Detin e Kinës Lindore pas projektligjit i cili i jep kompetenca Rojes bregdetare të Kinës që të hapin zjarr ndaj anijeve të huaja.

“Aleanca e sigurisë SHBA-Japoni është gurthemeli i paqes dhe mirëqenies e cila është e rëndësishme për zbatimin e vizionit të Lirë dhe të Hapur Indo-Paqësor”, theksuan dy shefat e diplomacisë.

Motegi dhe Blinken u dakorduan për forcimin e aleancës së Dialogut Katërpalësh të Sigurisë ose siç njihet ndryshe “Quad” të formuar nga SHBA-ja, Australia, India dhe Japonia nën koordinimin e treshes SHBA-Japoni-Kore e Jugut.

Sekretari amerikan konfirmoi se ishujt e diskutueshëm Senkaku në Detin e Kinës Lindore janë të përfshira në nenin 5 të marrëveshjes dypalëshe të sigurisë SHBA-Japoni e cila përfshin “kushtin e mbrojtjes së SHBA-së në rast të një sulmi të armatosur ndaj Japonisë”.

Kompetenca për përdorimin e armëve

Më 22 janar në Komitetin e Përhershëm të Kongresit Kombëtar Popullor të Kinës u miratua ligji i cili i jep kompetenca Rojes bregdetare kineze që të hapë zjarr kundër anijeve të huaja që nuk zbatojnë rregullat në ujërat që Kina pretendon se janë të saj. Ligji në fjalë më 1 shkurt hyri në fuqi.

Në lajmin e agjencisë “Kyodo” thuhet se ligji i jep kompetenca Kinës që të vendos në objektiv anijet japoneze që lundrojnë përreth ishujve të diskutueshëm Senkaku në Detin e Kinës Lindore.

Postime të ngjashme

BE përsërit thirrjen kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

D V

JP Morgan bëhet banka e parë e madhe amerikane që pranon transaksione me kriptomonedha

D V

Protestuesit ia mësyjnë parlamentit sllovak, policia hedh gazlotsjellës

D V

Hulumtimi: Dy doza Pfizer apo AstraZeneca, efikase kundër Deltës!

N E

Kina nuk do një inspektim të dytë nga OBSH-ja

N E

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore në Afganistan kundër talebanëve

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...