Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Japonia mbështetje prej 720 milionë dollarësh për rindërtimin e Afganistanit deri në 2024

Ministri i Jashtëm japonez, Motegi tha se vendi i tij është zotuar për një ndihmë prej 720 milionë dollarësh për rindërtimin e Afganistanit në periudhën 2021-2024

Në Konferencën Ndërkombëtare për Afganistanin 2020 të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës, Japonia premtoi një donacion prej 720 milionë dollarësh si ndihmë për zhvillimin e Afganistanit për periudhën 2021-2024, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Motegi Toshimitsu dha deklarata rreth Konferencës Ndërkombëtare për Afganistanin 2020, që filloi dje në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë nën organizimin e OKB-së, Afganistanit dhe Finlandës.

Motegi tha se vendi i tij është zotuar për një ndihmë prej 720 milionë dollarësh për rindërtimin e Afganistanit në periudhën 2021-2024.

Ai duke rikujtuar edhe bisedimet për armëpushim të përhershëm mes qeverisë afgane dhe talebanëve tha se “Ne bëjmë thirrje për armëpushim urgjent dhe gjithëpërfshirës për të gjitha palët për të çuar përpara bisedimet. Ne besojmë shumë se bisedimet do të rezultojnë me paqe të qëndrueshme”.

Postime të ngjashme

Franca ndryshon qëndrimin për vaksinën AstraZeneca

S.B.

Ministrat e Azisë Juglindore kërkojnë dialog me ushtrinë e Mianmarit

S.B.

Japonia: Kina të ndalojë testime poshtëruese ndaj japonezëve

S.B.

Vaksina kundër koronavirusit të ri, kushti kryesor për haxh

S.B.

Zelandë e Re, mbyllet Auckland, shkak një infeksion i ri i koronavirusit

S.B.

Qindra vajza lirohen pas rrëmbimit në një shkollë të Nigerisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...