Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Japonia ndalon hyrjen e të huajve për shkak të variantit të ri të COVID-19

Vendi tashmë ka raportuar 8 raste të variantit të ri të virusit i cili u raportua për herë të parë në Britani të Madhe.

Japonia sot ka pezulluar hyrjet e reja të shtetasve të huaj jorezidentë nga “pjesa më e madhe e botës” si masë paraprake kundër variantit të ri të koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendi tashmë ka raportuar 8 raste të variantit të ri të virusit i cili u raportua për herë të parë në Britani të Madhe.

Ndalimi i hyrjes në vend nga shtetas të huaj jorezidentë do të vazhdojë deri në fund të janarit, njoftoi NHK News.

Analiza shkencore ka treguar se varianti i ri i infeksionit përhapet 70 për qind më shpejt se ai i mëparshmi.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga tha se masa e re për udhëtimin e të huajve është “një masë proaktive për të mbrojtur popullin e Japonisë”.

Duke i nxitur njerëzit të kalojnë një pushim të qetë për Vitin e Ri, Suga u kërkoi atyre “të jenë të sigurt për të bërë gjëra të tilla si të lanin duart dhe të mbanin maska”.

Në kushte të reja, qytetarëve japonezë dhe të huajve me leje qëndrimi që kthehen nga vendet ku është zbuluar varianti i ri u kërkohet të paraqesin rezultat negativ të testit të virusit brenda 72 orëve nga nisja dhe gjithashtu t’i nënshtrohen një testi pas mbërritjes që nga e mërkura deri në fund të janarit.

Së paku 20 vende kanë raportuar variantin e ri të virusit.

Autoritetet japoneze theksuan se rregullat e reja nuk zbatohen për ato 10 shtete aziatike me të cilat Tokioja ka rënë dakord për një skemë të veçantë për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit. Kina, Koreja e Jugut janë midis atyre shteteve.

Japonia regjistron rritje rekord në infeksionet e reja me 3.881 më shumë raste të koronavirusit të raportuara të shtunën.

Vendi deri më tani ka raportuar gjithsej 223 mijë raste, përfshirë 3.213 vdekje për shkak të COVID-19.

Postime të ngjashme

Imunologu gjerman: Ata që kanë më shumë kontakt duhet të vaksinohen së pari

T E

Biden: Vizita e Papa Françeskut në Irak një simbol shprese

T E

Dodiku kundër pranisë ndërkombëtare në Bosnjë

T E

Aktivistet polake protestojnë kundër ndalimit të abortit

T E

Mianmar, OKB njofton për mbi 50 protestues të vrarë

T E

Von der Leyen: BE-ja mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...