Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Japonia pranon dërgesën e parë të vaksinës COVID-19 nga Pfizer/BioNTech

Japonisë iu dorëzuan 400 mijë doza të vaksinës COVID-19 të zhvilluara nga Pfizer/BioNTech.

Japonia ka pranuar dërgesën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të prodhuesit farmaceutik Pfizer, i cili e zhvilloi vaksinën në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Kyodo raportoi se Japonisë iu dorëzuan 400 mijë doza të vaksinës COVID-19 të zhvilluara nga Pfizer/BioNTech.

Pritet që në fillim të javës së ardhshme vaksina të miratohet për përdorim lokal nga Ministria e Shëndetësisë e Japonisë, ndërsa që nga e mërkura të administrohet tek punonjësit e shëndetësisë në mbarë vendin.

Japonia ka njoftuar se nga kompanitë Pfizer/BioNTech, AstraZeneca dhe Moderna ka porositur 310 milion doza të vaksinës të cilat do të mjaftojnë për 157 milionë banorë në vend.

Vendi po ashtu synon që në gjysmën e parë të vitit të furnizohet me vaksinën për të gjithë popullatën e vendit.

Postime të ngjashme

Autoritetet afgane vendosin orë policore

D V

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

D V

Presidenti kroat tallet keq me serbët

D V

Sërish përmbytje dhe dramë në Belgjikë: Uji bart vetura, përrenjtë në rrugë

D V

Vriten dy ushtarë turq në Siri

D V

Izraeli pritet të fillojë me testimin e kapsulës kundër coronavirusit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...