Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Japonia shpreh shqetësimet e saj për aktivitetet e Kinës në Paqësor

Japonia mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të G7 dhe ajo ka shprehur “shqetësime të mëdha” kundër përpjekjeve të Kinës për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme status quo-në në Detin e Kinës Lindore dhe Detin e Kinës Jugore.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi, mbajti një fjalim në takimin e ministrive të jashtëm të G7 që u zhvillua në Londër nën organizimin e Britanisë. Në takim Motegi shprehu reagimin kundër aktiviteteve të Kinës që “përbëjnë kërcënim në rajonin e Paqësorit”.

Ministri Motegi reagoi ndaj ligjit të ri i cili ka hyrë në fuqi në Kinë më 1 shkurt dhe i cili i jep kompetencë rojës bregdetare kineze që të përdorë armë kundër anijeve të huaja që nuk zbatojnë rregullat në ujërat në fjalë. “Në këtë kuadër, ne kemi shqetësime të mëdha kundër përpjekjeve të Kinës për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme status quo-në në Detin e Kinës Lindore dhe Detin e Kinës Jugore”, tha Motegi i cili përcolli edhe shqetësimet për shkeljet e të drejtave të njeriut në rajonin autonom ujgur Xinjiang dhe në rajonin special administrativ të Hong Kongut.

Në takim, ministrat shkëmbyen mendime rreth praktikave të dhunës ekstreme ndaj protestuesve paqësorë në protestat kundër grushtit të shtetit ushtarak më 1 shkurt në Mianmar. Në mbledhjen e zhvilluar në kuadër të vizionit të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor ku morën pjesë si të ftuar India dhe Koreja e Jugut u diskutua edhe për çështjet e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe mbi ndryshimin e klimës.

Postime të ngjashme

Biden zyrtarisht firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë

Dafina Vidishiqi

Italia lanson “pasaportën e vaksinës” të BE-së, planifikon për të hequr detyrimin për mbajtje të maskës

Dafina Vidishiqi

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

Dafina Vidishiqi

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Dafina Vidishiqi

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dafina Vidishiqi

Amerika do të investojë 3.2 miliardë dollarë për të zhvilluar tableta kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...