Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Jarc: Tejkalimi i kontestit ndërmjet Shkupit dhe Sofjes është shumë i rëndësishëm për kryesimin slloven

Bruksel, 10 qershor 2021 – Ambasadori slloven në BE, Iztok Jarc, për MIA-n deklaroi se zgjerimi dhe negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë nga vlera e madhe për kryesimin slloven me BE-në, e cila fillon më 1 korrik, lajmëroi korrespondentja e  MIA-s nga Brukseli.

Ambasadori Jarc sot mbajti diskutim me gazetarët, ekspertët dhe diplomatët në Qendrën evropiane për politikë në Bruksel.

Ai theksoi se Sllovenia gjatë kryesimit të saj me BE-në do të vazhdojë të punojë në procesin e zgjerimit në BE sipas metodologjisë së re për negociata dhe shpreson se kjo do të ndihmojë të përforcohet perspektiva e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Jarc shtoi se është e mundur javën e ardhshme të bisedohet për marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në nivel të ambasadorëve (KOREPER), në prag të Këshillit për punë të përgjithshmme më 22 qershor në të cilin duhet të sillet vendim për mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Për Slloveninë e rëndësishme është të promovohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe kuptohet të tejkalohet ngecja ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ne jemi shumë falënderues për punën diplomatike të Portugalisë në këtë pikpamje,  dhe aq sa e di tema duhet të diskutohet javën e ardhshme  në KOREPER”,deklaroi ambasadori i Sllovenisë në BE.

Ai shtoi se gjatë kryesimit slloven mbajtja e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të mbetet lartë në listën e prioriteteve sa të tejkalohet mosmarrëveshja.

“Shpresoj se  konferencat ndërqeveritare do të mbahen sa më shpejtë që është e mundur”, shtoi Jarc. sa

Postime të ngjashme

Arrijnë edhe 12.870 doza të vaksinës “Fajzer” nga dërgesa e rregullt

Dafina Vidishiqi

Në gjimnazet e Dibrës, në vitin e parë mund të regjistrohen 308 nxënës

Dafina Vidishiqi

Mbi nëntë mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë në muajin prill

Dafina Vidishiqi

Qeveria e RMV-së: Zaev dhe Radev biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...