Kosovë

Jasharaj: Do të bëhet testim për COVID-19 për mësimdhënësit

Zhurnal Ads

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka thënë se në takimin  sotëm që kanë pasur me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, drejtorët e drejtorive komunale të Arsimit, janë pajtuar që mësimi të nisë në objekte shkollore.

“Nga DKA-të u tha se janë bërë përgatitjet. Kjo nuk varet as nga ne dhe të tjerët por nga vlerësimi që do të bëjë IKSHP. Ata kanë shprehur gatishmëri që mësimi të nisë në objekte shkollore. Klasët e mëdha do të zbërthehen në grupe më të vogla dhe të ketë distancë të mjaftueshme”.

“Është përfolur se shteti do të gjejë mjete që të bëjë një test në nivel vendi duke përzgjedhur mësimdhënës nga komunat që janë më të moshuar apo shëndetligë”, ka thënë Jasharaj për Klan Kosova.

Ai ka theksuar se njëherë do të testohen kjo kategori e mësimdhënëse, kurse pastaj pjesa tjetër.

Sipas Jasharajt në nivel vendi janë rreth 300 mësimdhënës me problem të ndryshme shëndetësore që nuk do të duhej ta nisnin vitin e ri shkollor.

“Këta duhet t’i ruajmë. Qeveria duhet të lëshojë një vendim për kontingjentin një mijë mësimdhënësve që të mos mbesin as andej as këndej. Për mjekësinë është lëshuar kontingjenti shtesë dhe duhet të bëhet kështu edhe me mësimdhënësit”.

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete i moshuari nga Prishtina që u zhduk para disa javësh

admin

Ministri Selimi takon sekretarin e OVL e UÇK-së: MD do t’iu qëndrojë krah të gjithë luftëtarëve të lirisë

admin

Gjenerallejtnant Kadri Kastrati rezulton pozitiv me COVID-19

D XH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...